INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes nga Anwar, Dua injorohet hapur nga ish-kunatat e saj, Bella dhe Gigi!

Pas ndarjes nga Anwar, Dua injorohet hapur nga ish-kunatat e saj, Bella dhe Gigi!

Publikuar më: 20:29 30-12-2021

Lajmi se Dua Lipa i ka dhënë fund lidhjes me Anwar Hadid po qarkullon prej kohësh.

Megjithëse çifti vet nuk e kanë konfirmuar asnjëherë, ata prej kohësh nuk shihen më bashkë dhe nuk postojnë me njëri-tjetrin, po ashtu Anwar nuk ndjek më Duan në Instagram dhe ka fshirë të gjitha fotot me të.

Në anën tjetër Dua nuk ka bërë asnjë veprim duke vazhduar të mbajë Anwar në Intagram si dhe fotot me të.

Njëjtë vazhdon të ndjekë edhe motrat e Anwar, Gigi dhe Bella.

Këto të fundit pas përhapjes së lajmeve kanë injoruar hapur artisten duke mos i bërë ‘’like’’ e komente në fotot që Dua po publikon së fundmi.

Kjo bie në sy për faktin se dy ish-kunatat kanë qenë shumë të afërta me Duan duke i shprehur vazhdimisht dashurinë në thuajse çdo postim që bënte.

Se si do të jetë e ardhmja e çiftit dhe a është ndarja definitive mbetet të shihet por sipas mediave të huaja ndarja erdhi pas distancës dhe ngarkesës e udhëtimeve të shumta të Duas përshkak të angazhimeve muzikore.

Article Logic
Execution time: 0.0039482116699219