INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ndarjes me Mozzik, Loredana ka një mesazh për nënat që kanë vajza: 'Në vend që ta përgatisësh për jetën bashkëshortore ...' [FOTO]

Pas ndarjes me Mozzik, Loredana ka një mesazh për nënat që kanë vajza: 'Në vend që ta përgatisësh për jetën bashkëshortore ...' [FOTO]

Publikuar më: 16:30 14-10-2019

Pas dyshimeve të shumta nga mediat mbi marrëdhënien midis Loredanës dhe Mozzik, ishte vetë reperja që e konfirmoi ndarjen, duke thënë ndër të tjera se “pushimi” mes tyre është si në biznes por dhe në jetën private. Gjithashtu ajo lajmëroi se do ta vazhdonte e vetme turin që e kishte planifikuar ta bënte në krah të Mozzik. Dhe meqë tani është një nënë beqare, Loredana duke menduar për situatën e saj, por edhe për vogëlushen e saj, Hana, ka vendosur që të shpërndajë një mesazh për të gjitha vajzat.

E frymëzuar nga jeta e saj personale këngëtarja publikoi këtë mesazh: “Bëje vajzën tënde kaq të zonjën sa të mos shqetësohet se kush do të martohet me të. Në vend që të kursesh paratë për pajën e saj, investoji paratë për shkollimin dhe edukimin e saj, e në vend që ta përgatisësh për jetën bashkëshortore, përgatite të jetë e zonja e vetes për të përballuar jetën. Mësoji gjënë më të rëndësishme: vetëvlerësimin dhe dashuri për veten!”. Dukshëm Loredana dëshiron që të bëjë më të mirën për vajzën e saj duke filluar nga vlerësimi i vetes.

=loredana.png

Article Logic
Execution time: 0.0029160976409912