INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Barbana Dini sjell këngën e krijuar nga Ergi dhe bën dedikim prekës: 'Së bashku me ëngjëllin tim'

Barbana Dini sjell këngën e krijuar nga Ergi dhe bën dedikim prekës: 'Së bashku me ëngjëllin tim'

Publikuar më: 19:32 14-10-2019

Pak vite më parë, bota e artit u trondit nga lajmi i ndarjes nga jeta të një prej të rinjve më premtues, Ergi Dinit. Ai ishte një prej vokaleve më të mira dhe më të spikatur mes artistëve të rinj dhe çdo projekt i tij muzikor është pritur shumë mirë nga publiku. Humbja e tij në nëntorin e vitit 2016, shkaktoi një dhimbje të madhe për familjen e tij dhe njerëzit e dashur dhe sidomos për motrën e tij, Barbana. Artistja vendosi të merrte një pauzë nga muzika deri disa kohë më parë, ku u rishfaq sërish më projekte të reja.

Së fundmi ajo ka lajmëruar publikimin e një këngë të re, e krijuar nga vëllai i saj, por e lënë në gjysmë. “Nesër, me 15 tetor, në ditëlindjen e Ergit vjen bashkëpunimi më i rëndësishëm i jetës time personale dhe artistike! Një këngë e krijuar nga Ergi ku bashkohemi të dy për herë të parë dhe të fundit, në një dimension tjetër! Nesër, së bashku me ëngjëllin tim, gjysmën e shpirtit Ergi Dini vjen ‘Ku je'”, shkruan ajo shoqëruar me një pjesë nga klipi. Kanë kaluar plot 3 vite nga humbja e artistit e duket se dhimbja për Barbanën nuk është lehtësuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040349960327148