INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërkohë që flitet se Rina lë karrierën, Tayna shënon suksesin e rradhës dhe me siguri nuk e prisnit këtë veprim të reperes [FOTO]

Ndërkohë që flitet se Rina lë karrierën, Tayna shënon suksesin e rradhës dhe me siguri nuk e prisnit këtë veprim të reperes [FOTO]

Publikuar më: 20:35 14-10-2019

Reperja e njohur shqiptare, Rina Balaj, e cila shpesh është bërë edhe kryefjala e mediave për shkak të sherreve me Tayna-n, ka marrë sot një vendim drastik. Pas 2 vitesh aktive në muzikë, ajo ka vendosur të bëjë një pushim.

Lajmin e ka dhënë motra e Rinës, Rudina, e cila në InstaStory-n e saj ka publikaur dhe arsyen që e ka shtyrë Rinën të marrë këtë vendim. “Rina nuk do të jetë aktive për një kohë të caktuar për arsye personale, faleminderit per mirëkuptimin.”- ka shkruar motra e reperes.

Ky lajm me siguri i ka merakosur fansat e Rinës, e cila ende nuk dihet se sa gjatë ka ndërmend të qëndrojë larg muzikës dhe rrjeteve sociale.

mir.jpg

Mirëpo Tayna nuk di të ndalet!

Mesa duket fama e këngëtares ka kaluar kufijtë shqiptarë pasi emri i saj është bërë i njohur tashmë edhe në një shtet tjetër.

Ditën e sotme, reperja ka publikuar një prej sukseseve të saj të fundit. Ajo ka treguar se ka dalë në faqe të parë të një prej revistave më të njohura në Gjermani.

Bëhet fjalë për revistën “Live”, e cila ka zgjedhur këngëtaren shqiptare si imazh kryesor në kopertinë.

Dukshëm reperja po ecën me hapa të mëdhenj drejt famës ndërkombëtare.

640-0-5da48c967f867-600x751.png

Article Logic
Execution time: 0.0039870738983154