INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas momenteve pasionante, Indri ka një mesazh për prindërit e Vanesës: Ju kërkoj falje

Pas momenteve pasionante, Indri ka një mesazh për prindërit e Vanesës: Ju kërkoj falje

Publikuar më: 12:29 29-04-2026

Marrëdhënia mes Indrit dhe Vanesës në “Ferma VIP 3″ duket se nuk ka më vend për dyshime. Mbrëmjen e djeshme çifti ka shkëmbyer puthjen e parë pasionante mes tyre, duke i dhënë kështu një formë romancës.

Pas puthjes, Vanesa ka reaguar me humor dhe disi në siklet, duke prezantuar përmes ekranit partnerin e saj me prindërit.

“T’i them diçka mamit dhe babit, sepse do na shohin. Mami, babi ky është Indri, mund t’ju ketë mërzitur pak, por…”, shprehet Vanesa.

Indri, nga ana e tij, është shprehur se i vjen keq nëse kanë krijuar shqetësim dhe ka kërkuar mirëkuptim, duke theksuar se mes tyre tashmë nuk ka më pengesa dhe se janë duke e jetuar lirshëm raportin e tyre brenda formatit.

“Më vjen shumë keq dhe ju kërkon falje, por tani nuk ju mërzis më. Jemi pa bllokime, lë të ndodh çfarë të jetë e shkruar," ju drejtua Indri prindëve të Vanesës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032598972320557