INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas kafës me të Saimiri iku në Gjermani, Meri bën reagimin e papritur: Ajo që është…

Pas kafës me të Saimiri iku në Gjermani, Meri bën reagimin e papritur: Ajo që është…

Publikuar më: 16:30 28-02-2021

Saimiri i “Love Story” pak momente para se të largohej drejt Gjermanisë, ka ndarë një foto me Meri Murrizin, vajza që ai zgjodhi në fund të spektaklit televiziv. Pa kaluar asnjë javë nga mbyllja e spektaklit, Saimiri vendosi të rikthehej në Gjermani, ku jeton dhe punon prej vitesh, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar.

Saimir Kasemi ka ndarë një foto me Merin, duke pirë një kafe para se të largohej.

Saimiri zgjodhi Merin, pas natës finale ku edhe i tha ka vendosur të njihej më mirë me të, por e paralajmëroi se ata do të kenë udhëtime të ndryshme në karrierë: pra ai në Gjermani dhe ajo në Shqipëri. Sakaq, Meri Murrizi ndau një foto një ditë më parë me Saimirin ku shkroi:

“Ajo që është e shkruar të ndodh, gjithmonë do ta gjej rrugën e saj” .

Më këto fjalë Meri siç duket konfirmoi se ata nuk kanë vendosur asgjë për bashkëjetesë, apo martesë. Por me largimin e Saimirit në Gjermani, a do të vazhdojë njohja e tij më tej me Merin, vajzën që zgjodhi në “Love Story”.

Kjo mbetet për t’u parë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0028078556060791