INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Shpirti i shpirtit tim"/ Jasmina dhe Atdheu janë PËRPUTHUR apo po flirtojnë për inat të Andit dhe Sarës?!

Publikuar më: 15:38 28-02-2021

Një lëmsh i madh është bërë tashmë në Përputhen pasi situata e pëlqimeve ka ndryshuar pak.

Takimi mes Andit dhe Sarës shkaktoi debat të madh në studio. Ky takim nuk u prit fare mirë nga Jasmina, vajza me të cilën Andi pati një takim shumë romantik dhe madje shkëmbeu disa puthje në buzë të dielën e javës së shkuar. Edhe në takimin me Sarën, Andi u shfaq shumë i afërt duke e ngritur në krahë dhe puthur në qafë.

Jasmina u ndje shumë e zhgënjyer nga ky takim dhe sulmoi si Andin po ashtu edhe Sarën. Ajo tha se e ka respektuar Andin deri në fund dhe se ai duhej të bënte të njëjtën gjë, ose ndryshe t’i thoshte që ata nuk do e vazhdojnë njohjen më tej bashkë. Ndërsa për Sarën, që e ka cilësuar si një nga mikeshat e saj, ajo tha se nuk mund të ketë shoqëri me të për sa kohë flirton me djalin që vetë ajo ka qejf.

Mirëpo dhe Sara i është kthyer keq dhe ka zbuluar se në prapaskenë Jasmina ndërrohet në të njëjtën dhomë me Atdheun. Miqësia e vajzave pati krisje aq të madhe, sa tashmë janë hequr edhe nga rrjetet sociale.

Jasmin publikoi në InstaStory foto me vajzat e “Për’puthen”, duke injoruar totalisht Sarën, të cilën madje e kishte prerë nga foto.

Por për inat të Jasminës, Sara ka publikuar në InstaStory një foto me Andin, krahas së cilës shkruan:

“Për inat të vjehrrës, shkova me mullixhinë.” (SHIKO KETU). 

Mirëpo nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi i Jasminës,  e cila ka komentuar në foton që konkurrenti i “Për’puthen”, Atdheu ka postuar në Instagram.

“I bukuri im”, shkruan ajo në postimin e Atdheut, duke e shoqëruar komentin me një zemër. 

-640-0-603b66b656e5c.png

 

Pas komentit në foton e Atdheut, Jasmina i ka bërë një dedikim befasues vëllait të tij. Ajo ka publikuar në Instastory një foto të Butrint Xharavinës, krahas së cilës ka shkruar “Urime shpirti shpirtit tim”.

dabb.png

 

Së fundmi Jasmina është shfaqur në rrjete sociale veshur me një bluzë të Erlindit, gjë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, por jo aq sa komenti që i la Atdheu.

“Anticovidi im”, i ka shkruar Atdheu shoqëruar me një emoji me sy me zemra.

dabb.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0032410621643066