INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipja është e lidhur me Fationin?! Ana 1 i ÇUDIT të gjithë me deklaratën e saj: Kam histori që trondisin…

Shqipja është e lidhur me Fationin?! Ana 1 i ÇUDIT të gjithë me deklaratën e saj: Kam histori që trondisin…

Publikuar më: 17:36 28-02-2021

Sot në “E diell” Top Channel, ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana 1 u pyet nëse pëlqimi i saj për Fation Kuqarin ka qenë i vërtetë dhe pse nuk u bashkuan pas daljes nga emisioni. “A ka qenë real pëlqimi për Fationin? Dhe pse nuk u bëtë çift tani që jeni jashtë emisionit?”, ishte pyetja. Fillimisht, Ana i habiti të gjithë me deklaratën e saj, teksa tha se ndoshta jashtë emisionit Fationi është i Shqipes.

“Se ndoshta tani që jemi jashtë emisionit e ka Shqipja”, u shpreh ajo, duke iu drejtuar Shqipes, e cila ishte po ashtu e ftuar në “E diell”. Më pas ajo shtoi se po bënte shaka.

Anës i janë bërë pyetje të ndryshme në lidhje me historinë e saj, të cilën ende nuk e ka treguar për publikun.

“Si ka mundësi që të gjithëve ju ke nxjerrë sekrete dhe ti nuk ke thënë asgjë? Hyje në labirintin e të tjerëve, por vetë nuk fole?”, e pyeti ish-konkurrentja Shqipe Hysenaj.

 

 

Ana tha se nuk ka nxjerrë sekrete kush e di se çfarë, por thjeshtë i kanë besuar asaj për disa gjëra.

“I kuptoj, ndoshta pasi edhe vetë kam një të kaluar jo shumë të bukur. Por jam shumë krenare për të shkuarën dhe gocën që jam sot. Kam histori që me të vërtetë trondit, nëse do e thosha pa censurë. E kam përqafuar atë të shkuar, dhe kam nisur të ec para. Nuk e kam thënë ende se ndoshta nuk kam gjetur momentin dhe vendin e duhur. Por me siguri që një ditë do ta bëj, por deri tani nuk jam ndjerë rehat.

Nëse ende nuk ua kam besuar as miqve të mi, se e dinë shumë pak njerëz, nuk e kam bërë pasi dua që të njihnin Anën që është sot, nuk kam dashur të më shohin për
gjynah. Por të më shohin kështu si jam unë tani, me të mirat dhe të këqijat e mia”, tha Ana.

Ajo shtoi se me historinë do qanin edhe njerëzit që e kanë sharë, e madje do thoshin sa gjynah.

“Nëse nuk më keni qejf, duhet të keni një arsye, por jo kot. Nuk dua që këto njerëz që nuk më duan, të më kenë qejf për shkak të historisë sime. Ka shumë dhunë dhe rrugë, por jo prostitucion”, tha Ana.

Article Logic
Execution time: 0.003896951675415