INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Justin Bieber, edhe Nick Jonas refuzon të këndojë në fushatën e Trump

Pas Justin Bieber, edhe Nick Jonas refuzon të këndojë në fushatën e Trump

Publikuar më: 19:06 30-07-2016

Nick Jonas iu ofrua një shumë prej 2 milion dollarësh për të performuar në një event të Partisë Republikane, kandidati për president i së cilës është Donald Trump. 23 vjeçarit i duhej të performonte në një koncert të hapur në Cleveland me 24 korrik, e për t’í mbushur mendjen, i shtë thënë se do të paguhej nga një donator privat. Mirëpo këngëtari i hitit “Close” e refuzoi ofertën. E njëjta ofertë iu bë edhe Justin Bieber për një shumë prej 5 milion dollarësh, ofertën të cilën edhe Bieber e refuzoi. Ende nuk dihet arsyeja pse Nick hoqi dorë nga këto miliona, por kujtojmë që më parë në vitin 2014, ai ka kënduar në një event të Clinton. Gjithsesi dhe Justin dhe Nick kanë qenë në mesin e tureve të tyre, dhe ndoshta kjo ka qenë një ndër aryset që kanë bërë të refuzojnë milionat. 

Article Logic
Execution time: 0.0038700103759766