INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dashuri vëllezërish: Nick dhe Joe Jonas bëjnë dy tatuazhe identike [FOTO]

Dashuri vëllezërish: Nick dhe Joe Jonas bëjnë dy tatuazhe identike [FOTO]

Publikuar më: 13:08 29-08-2016

Ishte një Video Music Awards intensive në shumë drejtime, por edhe Nick me Joe Jonas sollën diçka të veçantë kur u ngjitën mbi atë skenë.

Ata nuk performuan bashkë, por sollën diçka, edhe pse të vogël, ishte e përbashkët për të dy artistët. Bëhet fjalë për tatuazhin e tyre të ri, një shigjetë e vogël pak sipër brrylit që tek djemtë ishin të drejtuara në dy anë të ndryshme. Kjo ishte e qëllimshme pasi kur dy vëllezërit qëndronin ngjitur, shigjetat ishin të drejtuara nga njëri-tjetri. Një detaj shumë i këndshëm që tregon dashurinë vëllazërore mes Nick dhe Joe, por pyesim veten si janë ndjerë pjesa tjetër e bandës Jonas, Kevin dhe Franklin. Kevin është vëllai i tretë me të cilin dyshja e tatuazhit formoi bandën muzikore Jonas Brothers, ndërsa Franklin është më pak i njohuri nga të gjithë, si dhe më i vogli. Por fundja, ai është mësuar të qëndrojë jashtë grupit.

Article Logic
Execution time: 0.004263162612915