INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në pushime me Butrintin [VIDEO]

Në pushime me Butrintin [VIDEO]

Publikuar më: 13:52 31-07-2016

Ka qenë një periudhë shumë e ngarkuar për këngëtarin e talentuar, i cili po shijon jo vetëm suksesin e hiteve të tij “Delicious” dhe “E jona”, por edhe pushimet, plotësisht të merituara për të. Butrinti ndodhet në Ulqin, ku po kalon disa momente relaksi, siç duket në fotot e videot e shumta që ka ndarë me fansat në rrjetet sociale. Ai nuk është vetëm një artist i talentuar, por di edhe si të bëjë qejf. Butrinti ka postuar një videokolazh në Facebook në sfondin e së cilës është kënga “Merre zemren tem”, me momentet e tij më të bukura gjatë pushimeve. Në këtë video shihet qartë se këngëtari 20 vjeçar po kënaqet, e ndoshta e kemi pak zili. Ai po i bën të gjitha,  që nga videoselfie-t në det, kalërimi, kërcimi në makinë gjatë udhëtimit me njërën këmbë në sedilje, por me rripin e sigurimitit të vënë. Gjithashtu duke treguar zërin e tij të mrekullueshëm në një “A Cappella” të këngës “Let it go”. Nuk lemë dot pa përmendur komentet e shumta pozitive të fansave, zemrat e të cilëve tashmë i ka vjedhur Butrinti.

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764