INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas dy vitesh, Bruno Mars lajmëron këngën e re

Pas dy vitesh, Bruno Mars lajmëron këngën e re "24K Magic"! Zbuloni detajet

Publikuar më: 15:03 03-10-2016

Ai u kthye!

Artisti super i talentuar që na ka mësuar me emrin e tij në krye të klasifikimeve më në fund ka lajmëruar këngën e tij të re dhe të shumëpritur nga fansat. Të titulluar “24K Magic”, kjo këngë është shijimi i parë për albumin e tretë të këngëtarit 30 vjeçar, album i cili do të vijë shumë më shpejt nga sa ishte menduar. Ishte vetë Bruno Mars që bëri të ditur publikimin shumë të shpejtë të “24K Magic”, e cila është programuar për të dalë këtë të premte. Fjalët e tij të sakta ishin “ Ju mund ta quani këngën time të re, ndërsa un e quaj thjesht një ftesë për në festë”. Pra, është zyrtare, duhet të bëhemi gati për festën e madhe, me shpresën dhe bindjen që pritja e gjatë do t’ia vlejë tërësisht. “24K Magic” vjen plot dy vite pas superhitit “Uptown Funk” të vitit 2014, të realizuar në bashkëpunim me Mark Ronson.

Article Logic
Execution time: 0.003464937210083