INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Dua Lipas edhe Bella bën POSTIMIN që e fshiu shpejt dhe të gjithë e kuptuan që e kishte për Zayn Malik!

Pas Dua Lipas edhe Bella bën POSTIMIN që e fshiu shpejt dhe të gjithë e kuptuan që e kishte për Zayn Malik!

Publikuar më: 16:24 31-10-2021

Vazhdojnë sulmet në familjen HADID!

Lajmi se Zayn Malik ka sulmur fizikisht nënën e bashkëshortes së tij, Yolanda Hadid, ka pushtuar faqet e medias rozë.

Arsyeja e këtij sulmi thuhet se është postimi i një fotografie në rrjetet sociale nga Yolanda, gjë që është kundërshtuar nga Zayn.

Pas këtij incidenti që thuhet se ka dërguar në ndarje çiftin pas 6 vitesh së bashku, ka reaguar edhe vetë Zayn.
 

Ai i ka mohuar me vendosmëri akuzat, duke thënë se mosmarrëveshja e tyre ishte thjesht një shkëmbim “fjalësh të ashpra”.

E ndaj kësaj ngjarjeje ka reaguar edhe Dua Lipa, e cila i përket kësaj familje pasi i dashuri i saj Anwar është vëllai i Gigi dhe Bella Hadid. Menjëherë pas Bellas dhe Anwar edhe Dua ia ka hequr ‘’follow-in’’ Zayn Malikut ndërsa e vetmja që akoma e ndjek këngëtarin është Gigi Hadid.

 

Mirëpo reaggimet e njëpasnjëshme në familje vazhdojnë! Postimi i fundit i Bella Hadid në Instagram Stories mund (ose mbase jo) të hedhë pak dritë mbi mendimet e saj mes ndarjes së raportuar të motrës së saj nga Zayn Malik.

Supermodelja postoi – dhe më pas e fshiu – një citim nga llogaria në Instagram @mystics_truth. “Nuk mund të bëj asgjë për ty, veçse të punoj me veten time. Ti nuk mund të bësh asgjë për mua, veçse të punosh për veten tënde,” lexohej në postim nën një ilustrim të një gruaje të zhveshur e ulur e menduar në plazh.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038330554962158