INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas deklaratës virale në BBVA, Miri ndryshon qëndrim ndaj Selin

Pas deklaratës virale në BBVA, Miri ndryshon qëndrim ndaj Selin

Publikuar më: 13:08 03-05-2026

“Do të doja shumë që vajza ime të bëhej kur të rritej si Selin”, kjo deklaratë e Mirit në “Big Brother VIP 5” u rikthye sërish në qendër të vëmendjes. Miri u shpreh se nuk dëshiron që vajza e tij t’i ngjajë Selinit.

“Jam lënduar nga mënyra se si erdhi. Ishte një nga komentet më të vështira pabesia e Selin. Ishte një nga momentet më të vështira se mendoje, një gjë tjetër në strategji loje, dhe del një gjë tjetër në strategji loje. Nuk vazhdoj ta mendoj kështu (i referohet deklaratës në BBV). Ashtu siç doli të paktën, jo me thënë të drejtën. Siç ishte në BBV them. Unë po e thoja ashtu siç po e jetonim në BBV kur e thash. Ato cilësi i ka por ka edhe disa cilësi të tjera. Unë nuk dua që vajza ime të ketë të gjitha cilësitë që ajo shfaqi aty. Ato cilësi të fillimit i ka Selin të vetat, nuk është e shtirur. Ato që i kam thënë thënë me shpirt”, tha Miri “S’e Luan Topi”.

Ai ka treguar ndër të tjera se mamaja e tij  i ka përjetuar keq situatat e krijuara në shtëpi ndaj Mirit. I prekur, artisti u shpreh se mamaja është njeriu i cili ka sakrifikuar gjithmonë dhe ka falur vetëm dashuri.

“Unë vërtetë thash që pikë të dobët kam babin sepse është shembulli i mashkullit që kemi në jetë. Por mami im ha bukë veç, është njeri i dashur, po sakrifikon, të bën për vete, ajo nuk ka fuqi të rrijë në këmbë por e bën. Nuk e di a do të bëhemi ne si këta, si ky brez.

Një nga sikletet kur isha atje (në BBV), ishte se si po e përjeton mami. E kishte përjetuar shumë vështirë sepse nuk e kuptonte, nuk i pranonte zërat që thuheshin karshi meje, e akuzat pa bazë. Ishin akuza të rënda shumë. Ajo e dinte shumë mirë se kush isha unë, e ka vuajtur, por e qetësonte vëllai. Ai bënte rolin neutral të gjësë e ka mbajtur nën kontroll”, tha Miri.

Article Logic
Execution time: 0.0035138130187988