INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E papritur, zarf në “Ferma VIP”, kjo konkurrente përjashtohet nga gara

E papritur, zarf në “Ferma VIP”, kjo konkurrente përjashtohet nga gara

Publikuar më: 15:10 03-05-2026

Produksioni i “Ferma VIP” ka vendosur të përjashtojë Malborën nga gara, duke i dhënë fund zyrtarisht rrugëtimit të saj në këtë format televiziv.

Vendimi është bërë publik përmes një zarfi të lexuar në shtëpi, ku u njoftua se arsyeja e këtij penalizimi lidhet me “shkeljen e përsëritur të rregullave”.

Megjithatë, gjatë qëndrimit në program, ish-konkurrentja nuk është përfshirë në situata të rënda si ofendime apo bullizëm, çka ka ngritur pikëpyetje mbi ashpërsinë e masës së marrë. Ky zhvillim duket se tregon një qasje më të rreptë të produksionit në këtë fazë të lojës.

Pas këtij vendimi, rrjetet sociale janë mbushur me reagime të ndryshme. Disa ndjekës kanë shprehur pakënaqësi, duke e konsideruar Malborën si një nga pretendentet për finale, ndërsa të tjerë kanë vënë në dyshim mënyrën e zbatimit të rregullores, duke përmendur raste të tjera ku sipas tyre, nuk është vepruar njësoj me konkurrentë të tjerë.

malvo.webp

Article Logic
Execution time: 0.0034599304199219