INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Big Brother VIP, Egli Tako e gatshme të marrë drejtimin e këtij emisioni të njohur?

Pas Big Brother VIP, Egli Tako e gatshme të marrë drejtimin e këtij emisioni të njohur?

Publikuar më: 12:33 06-11-2025

E ftuar në emisionin “Pardon My French”, ish-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Egli Tako, ka ndarë me publikun detaje interesante nga karriera e saj muzikore, përvoja në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, si edhe nga jeta e saj personale.

E pyetur nëse ka projekte të reja pas përfundimit të “Yes Day”, Egli u shpreh:

“Kam, patjetër që e kam në plan diçka tjetër. Nuk është se e kam si natyrë që të parashikoj të ardhmen ose të eci në të, por dua që të bëj mirë atë çfarë po bëj tani. Gjihmonë e kam një parapërgatitje të vogël dhe e kam një plan B. Jam duke menduar për diçka, por nuk mund ta them konkretisht se çfarë.”

Gjatë intervistës, Lei e pyeti drejtpërdrejt nëse do të donte të prezantonte “Big Brother VIP Fan Club”. Egli iu përgjigj sinqerisht:

“Me thënë të drejtën patjetër që po. Nëse do të më besohej do të isha shumë e lumtur, por unë nuk jam natyra që i ngacmoj njerëzit ose të shkoj ti them dikujt që ‘shiko jam dhe unë, a do të më konsiderosh’. Unë mendoj që sidomos në këtë moment që jemi askush nuk e ka nevojën që ti t’i dalësh përballë dhe ti thuash që je këtu.

Ti i di vlerat pak a shumë tani e dinë edhe aftësinë në moderim kushdo që e ka kompetencën e përzgjedhjes dhe nëse e meritoj po dhe është kaq e thjeshtë…”

Kështu, Egli la të kuptohet se megjithëse nuk dëshiron të nxisë mundësi vetë, mbetet e hapur dhe e gatshme për projekte të reja në fushën e moderimit.

Article Logic
Execution time: 0.0044360160827637