INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas Atdheut edhe Elvisi largohet nga Përputhen?! Konkurrenti bën deklaratën e papritur!

Pas Atdheut edhe Elvisi largohet nga Përputhen?! Konkurrenti bën deklaratën e papritur!

Publikuar më: 15:39 11-03-2021

Disa ditë më parë Loco u përfshi në debatin mes Antonelës dhe Atdheut. Ky i fundit zbuloi se kishte puthur Antonelës, por ajo tha se në fakt puthja nuk ishte plotësisht e vullnetshme.

Kaq ka mjaftuar që Atdheu të shpërthejë dhe në mbështetje të tij ka ardhur Loco i cili postoi një foto me një litar ku tregonte se çfarë meritonë monstrat që abuzojnë me femrat dhe ato femra që bëjnë çfarë duan dhe ja hedhin fajin mashkullit.

Këtë status e ka ripostuar më pas edhe Atdheu dhe Antonela e ka diskutuar në studio ndërsa ka reaguar e revoltuar. Një reagim të ashpër ka patur edhe Arjani i cili ka kërkuar përjashtimin e Locos nga emisioni.

Por nuk ka mjaftuar vetëm me reagimin në emision pasi ka reaguar edhe në rrjetet sociale.

Ai e ka quajtur Locon një person me mendje kriminale e madje është shprehur i bindur për këtë duke ju kthyer me të njëjtën monedhë që ai ka reaguar ndaj Antonelës. (SHIKO KETU). 

Gjatë debatit te ashper, Atdheu u largua nga studioja, ndërkohë që Elvisi po qëndronte aty duke u përpjekur që të jepte shpjegime për postimin. Ndërkohë sot, para transmetimit të emisionit, Atdheu konfirmoi se është larguar përfundimisht nga “Për’puthen”.

“Më thoshte Fation Kuqari: Do gjesh një qetësi të papame, po nuk e besoja”, ka shkruar Atdheu.

Kujtojmë se pasi doli nga programi, Fationi u shpreh se ‘ka gjetur qetësi’, ndaj kjo deklaratë e Atdheut i bindi të gjithë se është larguar.

Ndërkohë së fundmi Atdheu ka ngritur dyshimet se së bashku me të ka lënë “Për’puthen” edhe Elvisi. Ai ka publikuar një foto në Instagram përkrah këtij të fundit dhe ka shkruar: “Në të mirë e në të keq”.

Këtë foto e ka ripostuar edhe Elvisi, i cili duket se i ka hedhur thumb Arjanit.

“Në ca gjëra, nuk përdoret lapsi hiç”, ka shkruar Elvisi.

 

dat.jpg

 

Se çfarë ka ndodhur realisht me dy djemtë pritet të zbulohet ditët në vijim.

Article Logic
Execution time: 0.003770112991333