INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 5 vitesh mungesë Orinda Huta i rikthehet muzikës, por nuk do ta besoni se me kë po bashkëpunon [FOTO]

Pas 5 vitesh mungesë Orinda Huta i rikthehet muzikës, por nuk do ta besoni se me kë po bashkëpunon [FOTO]

Publikuar më: 10:07 15-06-2019

Orinda Hutën të gjithë e kemi njohur si një këngëtare me zërin e ëmbël karakteristikë që ka. Prej tashmë 5 vitesh ajo është tërhequr nga muzika dhe i është përkushtuar plotësisht televizionit.
Kur dëgjojmë këngët që ajo ka sjellë, të gjithë bëhemi nostalgjikë për muzikën e saj, por mesa duket paskemi lajme të mira në horizont.

Ditën e djeshme në një intervistë për “Mirage”, Orinda ka zbuluar se po përgatitet pqër një projekt të ri. Moderatorja e “Jo Vetëm Modë” gjithashtu ka shtuar se kjo këngë po krijohet nga Pirro Çako edhe pse ende nuk ka shkuar për ta dëgjuar. “Pirro thotë që duhet të vish ta dëgjosh këngën, se ndryshe s’bëhet”, u shpreh ajo duke qeshur.

Tani nuk na ngelet gjë tjetër, veçse të presim dhe të jemi gjithë sy e vesh tek projekti i saj i ri.

 

pirro.jpg

ASDFG.png

Article Logic
Execution time: 0.0039420127868652