INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eva Murati habit të gjithë me deklaratën e saj! “Mund të birësoj një…[FOTO]

Eva Murati habit të gjithë me deklaratën e saj! “Mund të birësoj një…[FOTO]

Publikuar më: 10:06 15-06-2019

Ajo është një prej vajzave më të ëmbla të ekranit, si dhe një prej moderatoreve më të komentuara e të ndjekura në mediat rozë dhe rrjetet sociale. Bëhet fjalë për Eva Muratin e cila jo rrallë herë ka qenë pjesë e lajmeve rozë si për jetën e saj sentimentale ashtu edhe profesionale.

Moderatorja ishte e ftur në një emision ku rrëfeu se ka luajtur rolin e kujdestares së jetimores ne filmin “Unë si ti“ , dhe ai ka lënë gjurmë të thella tek Eva. Aq sa i ka ngjallur dëshirën për të pasur fëmijë.

“Në film unë jam kujdestare e shtëpisë së fëmijës që gjithë kohës përpiqet të japë maksimumin. Eksperienca në shtëpië e fëmijës në Sarandë ka qenë e jashtëzakonshme. Edhe tani që e kujtoj më rrënqethet mishi. Është një realitet komplet tjetër dhe më ka bërë të kuptoj se jam me fat për shumë gjëra në jetë. Më kanë bërë që në të ardhmen të adoptoj një fëmijë. Janë plane për të ardhmen e largët, sepse unë vetëm para pak ditësh mbusha 24 vjeç. Fustani i bardhë dhe fëmijët janë goxha larg. Padyshim që do doja të kisha fëmijët e mi biologjikë. Shpresoj që dhe unë të kem tre fëmijë si gjyshja dhe mami. Nuk e përjashtoj mundësinë e birësimit sepse kjo eksperiencë ka qenë nga ato që të ndryshojnë jetën”- është shprehur Eva.

17190342_10154179030082680_4772580343123903921_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0027749538421631