INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''A s’je shqiptare?!''/ Moderatorja shqiptare i bën këtë pyetje pasi tha që ndihet GREKE, Eleni Foureira i kthehet kështu! [FOTO]

''A s’je shqiptare?!''/ Moderatorja shqiptare i bën këtë pyetje pasi tha që ndihet GREKE, Eleni Foureira i kthehet kështu! [FOTO]

Publikuar më: 12:43 22-05-2019

Këngëtarja me origjinë shqiptare në Greqi, Eleni Foureira, ka bërë testin e Heritage, e cila nxjerr prejardhjen dhe origjinën. Gjatë qëndrimit në Izrael për Eurovizionin, ajo bëri testin e ADN-së për të mësuar detajet e origjinës etnike dhe racore. Rezultatet ishin shokuese edhe për vetë këngëtaren.Menaxheri i kompanisë Heritage, që është sponsor i Eurovizion, tha se Eleni Foureira ka 68.9% origjinë greke. Ndërsa një pjesë tjetër e ka nga Jugu i Italisë.

“Italiane? Nuk e kisha idenë! Jam pothuajse 70% greke? Unë nuk jam greke, unë jam rritur në Greqi, por ndihem greke. Nga Italia Jugore? Nuk di çfarë të them…”, ka thënë këngëtarja Foureira pasi mësoi rezultatet e testit të Heritage.

Eleni priste që rreth 50% e origjinës të ishte nga Ballkani, por kjo shifër ishte vetëm 29.8%. Eleni Foureira ka emigruar në moshë të vogël me familjen drejt Greqisë, ku u rrit dhe zhvilloi karrierën si këngëtare e suksesshme. Ajo ka pranuar publikisht origjinën shqiptare, por tha që ndihet greke.

E në një postim të performancës së Elenit në Eurovizion, moderatorja e njohur shqiptare, Eva Murati e komplimenti, por e pyeti “A s’je shqiptare?”.

Dhe Eleni nuk hezitoi t’i përgjigjet, pasi i tha “Sigurisht që jam shqiptare, por ishte testi Heritage i ADN-së”.

ernt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037610530853271