INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas 2 vitesh në muzikë, Rina lë karrierën pasi pati sherr me menaxherin e ON Records? Flet ky i fundit: 'I din vet ajo ...' [FOTO]

Pas 2 vitesh në muzikë, Rina lë karrierën pasi pati sherr me menaxherin e ON Records? Flet ky i fundit: 'I din vet ajo ...' [FOTO]

Publikuar më: 20:30 16-10-2019


Disa ditë më parë, fansat e Rina Balajt u merakosën pasi reperja u zhduk nga Instagram-i pa dhënë asnjë shpjegim.

Ishte motra e saj, Rudina, e cila tregoi se Rina kishte vendosur të mos ishte aktive për një kohë të caktuar për arsyet e saj personale.

mir.jpg

Në rrjet qarkulloi lajmi se reperja kishte pasur mosmarrëveshje me menaxherin e saj, Met Elshanin, ndaj po largohej nga “On Records”.

Këtyre aludimeve i ka dhënë fund njëherë e mirë menaxheri i saj, Meti, i cili i ka mohuar të gjitha për “Telegrafi.com”.

“Jo, është plotësisht e pavërtetë. Unë dhe Rina kemi raporte shumë të mira dhe nuk ka pasur asnjë ngatërresë mes nesh. Hiç më larg se sot (e martë), vajza ime kishte ditëlindjen dhe ka marrë një urim shumë shoqëror dhe të përzemërt nga vet Rina.

Rina është distancuar pak nga muzika për momentin dhe kjo u bë e ditur përmes rrjeteve sociale, ndërsa arsyet e marrjes së këtij vendimi, i din vet ajo. Se a do të kthehet apo jo, ky është vendim që tashmë i takon asaj. Ne si label shqyrtuam kërkesën e saj për pauzim në muzikë, dhe ia aprovuam pasi nuk mund të “detyrojmë” dikë që të këndojë.”- ka treguar menaxheri i Rinës.

met1-e1571168933621.jpg

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0076980590820312
    array(1) { ["section"]=> string(126) "pas-2-vitesh-ne-muzike-rina-le-karrieren-pasi-pati-sherr-me-menaxherin-e-on-records-flet-ky-i-fundit-i-din-vet-ajo-foto-102765" }