Ekipi i Partizanit pavarësisht përforcimeve në repartin e mesfushës tashmë po kërkon një qendërsulmues tipik për të përmbyllur fazën e merkatos.
Në skenë ka dalë emri i boshnjakut Haris Hanxhiç, i cili ka luajtur më parë edhe për ekipin e Skënderbeut në kampionati shqiptar. Momentalisht ai aktivizohet me ekipin e Sarajevos, por problem i transferimit të tij është paga e lartë që ai kërkon prej 15 mijë eurosh në muaj.
Pista për të afruar ganezin Kuame Karikari ra poshtë për klubin, por mesa duket një tjetër nga Afrika e Jugut mund të jetë një psitë e mundshme.
Bëhet fjalë për Ide Kulibali-n nga Guinea Bisau, të cilin klubi mund ta sjellë në Tiranë.








20 Feb 2026 





