I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” kryeministri Rama, në intervistën gjatë emisionit mori një pyetje shumë provokative nga gazetari Arian Çani. Duke i’u drejtuar kryeministrit me mesazhin imagjinar të Shakohoxhës, ai i i bëri këtë pyetje:
“Bastet janë mbyllur, por në treg janë futur disa kompani të fuqishme ruse?” – pyeste Shakohoxha, por Edi Rama e ktheu në disa batuta: “Kur më përmende Shakon, m’u kujtuan ato memet e Brrylit, me atë sulmuesin e Partizanit, Kuame Karikari. Tani duhet t’i qajmë hallin Shakos, se si do e thërrasë Shako kur të bëjë gol Karikari.”








20 Feb 2026 





