Rinovimi i Mauro Icardit po bëhet gjithnjë e më shumë problem në klubin zikaltër.
Të gjitha faqet e gazetave të mëdha po shkruajnë për oferta të ndryshme në drejtim të lojtarit nga Real Madrid e deri tek Barcelona.
Ndërkohë në profilin zyrtar spanjoll të Juventus në Tëitter është postuar një foto e hershme e tij dhe Belfodil, gjatë prezantimit te Interi.
Kuptohet se e gjitha kjo është një gafë e klubit bardh e zi në rrjetet sociale. Kjo për arsye se foto nuk ka asnjë kuptim, duke qenë se njoftimi ishte për një ndeshje të ekipit të femrave të Juventus përballë Fiorentinës.
Gafa është rregulluar menjëherë por nuk i ka shpëtuar ‘gjahtarëve’ të rrjetit. Tashmë foto e Icardit me Belfodil në faqen e Juventus po bën xhiron e rrjeteve sociale.









20 Feb 2026 





