INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Parlamenti i çadrës i tregon Ramës, burgun o lumin e Lanës [VIDEO]

Publikuar më: 12:35 30-03-2017

Opozita sërisht nga parlamenti e saj në çadër ka ngitur dhe këtë herë akuza të forta për qeverinë dhe në veçanti për kryeminisitrin Rama si të lidhur me krimin. Ish kryeminisitri Sali Berisha tha se Rama e ka vendin në burg se në të gjitha magazinat e rezervave shtetërore ka me dhjetra tonelata drogë. E në këto kushte ai bëri sërisht thirrje për revolucion duke kërkuar dhe ndihmën e studentëve.
Ai i drejtohet kështu Ramës: “Ti meriton të kalbesh gjithë jetën në burgje. Të jesh i bindur se me lecka do përfundosh në ujëra e Lanës aty ku e ke vendin.”
Po më entuziast me sa duket në lidhje me krijimin qeverisë teknike është treguar kreu i grupit të PD, Edi Paloka  pasi tha se dita e fitores është afër.
“Jemi të bindur se dita e fitores është gjithënjë e me afër. Lëvizja jonë nuk ka fund tjetër përveç fitores, ne do të shkojmë në zgjedhje të lira dhe të ndershme me qeveri teknike dhe kjo është vulosur nga shqiptarët.”
Në parlamentin e çadrës kanë folur dhe të djathtë të tjerë që kanë vijuar me akuza për qeverinë dhe që kanë shprehur bindjen se protesta do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.003101110458374