INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekuestrohen 2.2 ton marijuanë në Itali, vinte nga Shqipëria [VIDEO]

Sekuestrohen 2.2 ton marijuanë në Itali, vinte nga Shqipëria [VIDEO]

Publikuar më: 13:37 30-03-2017

2.2 ton marijuanë janë sekuestruar në Ankona të Italisë.

Bëhet me dije se kamioni me lëndën narkotike vinte nga Shqipëria.

Droga u zbulua në brendësi të kamionit nga qentë Barnet të ‘Guardia di Finanza’ ndërsa në pranga përfunduan tre shtetas shqiptarë.

Lënda narkotike ishte e kamufluar mirë në një ngarkesë e cila përmbante panele.

Sipas të dhënave paraprake nëse droga do hidhej në treg do kapte shifrat e 20 milionë eurove.

Prej kohësh trafikimi lëndëve narktotike nga Shqipëria drejt italisë është kthyer në një shqetësim për shtetin fqinj ku pasi herë pas here sekuestrohen sasi të mëdha të lëndëve narkotike.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215