INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reagon Paloka për deklaratat e Tahirit

Reagon Paloka për deklaratat e Tahirit

Publikuar më: 13:41 24-10-2017

Pas konferencës së ish-ministrit Saimir Tahiri ku publikoi një dokument nga Prokuroria e Katanias në Itali vjen reagimi i Edi Palokës.
Ai përmes një statusi në facebook shkruan se dokumente të ngjashme që prezantoi sot Tahiri paraqiti edhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi.

Statusi i plotë:
Nga këto letrat që po tund Tahiri, morën dhe Roshi i Kavajës dhe një pjesë e të inkriminuarve të tjerë të Ramës, madje edhe kur kishin qënë të dënuar e jo thjesht të hetuar...Ky, Tahir Habilaj , duhet të pyesi Ramën ( se kështu sqarohet dhe publiku);
Pse e largoi nga ministër? Pse me gjithë se ishte “ministri më i suksesshëm “ dhe me gjithë “suksesin” në zgjedhje, nuk e vuri më në listën e ministrave?
Pse e përjashtoi nga grupi parlamentar? Rama di ndonjë gjë më shumë apo nuk di asgjë për këtë çështje?
Shumë shpejt shqiptarët do marrin më shumë se këto përgjigje pavarsisht ka apo jo vullnet Rama ta bëj një gjë të tillë.

Article Logic
Execution time: 0.0038580894470215