INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parashikimi i vitit 2017 për shenjën e luanit sipas Yasmin Boland

Parashikimi i vitit 2017 për shenjën e luanit sipas Yasmin Boland

Publikuar më: 13:10 05-01-2017
Intv.al  ju sjell parashikimin e vitit 2017,  për shenjën e luanit në fusha të ndryshme, sipas astrologes Yasmin Boland, autore e librave ‘Astrology‘ dhe  ‘Moonology’.
Gjatë vitit 2017:  Ndryshime të mëdha në jetën tuaj
Këtë vit ata që i përkasin shenjës së luanit do kenë ndryshime të mëdha në jetën e tyre.
 
Sekreti juaj i suksesit për vitin 2017:
Ju keni një vetbesim të madh kur bëhet fjalë për jetën profesionale. Ndonjëherë kur është e terpruar, ju fut  në probleme, por këtë vit do jetë ndryshe. Ju nuk I pranoni refuzimet, gjë që do ju çojë drejt suksesit këtë vit, veçanërisht në muajt( mars, prill). 
 
Financat:
Intv.al shton se këtë vit do jeni me këmbë në tokë në lidhje me financat tuaja. Shenja juaj  pëlqen të shpënzojë shumë, sidomos për të bërë një jetë të mirë. Ëngjëjt tuaj të parave: Metatron dhe Sandalphon. Metatron  do ju ndihmojë të zgjidhni problemet financiare, ndërsa Sandalphon për t’ju ndihmuar për të fituar më shumë.
 
Dashuria:
Ju keni nevojë për një partner  ndryshe nga ju. Këtë vit keni nevojë për dikë që bën gjëra ndryshe nga ju, që t’jua shtojë edhe më shumë pasionin dhe dëshirën për t’u ndjerë i dashuruar. Mos harroni që partneri i një luani, gjithmonë duhet t’i lejojë  ata të shkëlqejnë.
 
Burimi: Mamamia
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0030860900878906