INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Provohet ekzistenca e jetës jashtokësore?! Gjurmohen sinjale aliene nga një galaksi tjetër

Provohet ekzistenca e jetës jashtokësore?! Gjurmohen sinjale aliene nga një galaksi tjetër

Publikuar më: 13:21 05-01-2017

Të jetë kjo prova se nuk jemi të vetëm në univers?

Sinjale të rralla dhe të shkurtra të radiove kozmike kanë ngacmuar astronomët që kur u gjurmuan për herë të parë plot 10 vite më parë. Disa prej tyre sugjeruan se sinjalet e energjisë mund të ishin shenja të një jete aliene që po përpiqet të na kontaktojë. Tani më në fund është bërë lidhja e sinjaleve me një burim, një galaksi xhuxhe më shumë se 3 bilionë vite dritë larg Tokës. Nuk dihet se si janë gjeneruar këto sinjale, por ajo që është e sigurt është fakti se duhet të jenë shumë të forta dhe me energji të lartë pasi ndryshe nuk do të mund të kishin udhëtuar për një distancë kaq të madhe.  Këto sinjale të shpejta radio u “dëgjuan” për herë të parë nga teleskopët radio në vitin 2007. Sinjali ishte aq i shpejtë dhe i përkohshëm sa iu desh vite astronomëve që të binin dakort se nuk ishte një difekt i pajisjeve. Megjithatë, u desh një sinjal i përsëritur në vitin 2012 që t’i jepte mundësinë një skuadre kërkuesish nga Universiteti i Kalifornisë, Berkley dhe Cornell, që të monitoronte zonën nëmënyrë të përsëritur. Tashmë jo vetëm u zbulua se çfarë janë saktësisht, por edhe u lokalizuan në mënyrë korrekte se nga ku vijnë këto sinjale në qiell. 

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604