INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paralajmëron Mitsotakis: Qeveria shqiptare të ndryshojë qëndrim, ndryshe nuk ju mbështesim për në BE

Paralajmëron Mitsotakis: Qeveria shqiptare të ndryshojë qëndrim, ndryshe nuk ju mbështesim për në BE

Publikuar më: 15:19 08-09-2019

Sikundër është shprehur edhe më parë kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një mesazh të fortë qeverisë Edi Rama mbi trajtimin e pakicës greke në Shqipëri, duke paralajmëruar se vendi ynë nuk do të ketë mbështetjen e Athinës për hapjen e negociatave.

“Greqia nuk do të pranojë fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë nëse nuk shoh ndonjë masë praktike për të hequr diskriminimin ndaj pakicës etnike greke në vend” u shpreh kryeministri grek.

“Qeveria shqiptare duhet të kuptojë se duhet të ndryshojë qëndrim. Ajo përdor taktika të papranueshme kundër pakicës greke dhe për këtë duhet të jetë e vetëdijshme se nuk do të ketë mbështetjen e Greqisë në negociatat e pranimit në BE”, tha Mitsotakis një konference për shtyp ku foli për planet e qeverisë së re greke.

Article Logic
Execution time: 0.0033361911773682