INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe në Tiranë, kompanitë me mbi 100 punonjës duhet të ngrenë pranë tyre çerdhe dhe kopshte

Edhe në Tiranë, kompanitë me mbi 100 punonjës duhet të ngrenë pranë tyre çerdhe dhe kopshte

Publikuar më: 15:33 08-09-2019

Të gjitha ato kompani që kanë më shumë se 100 punonjës në strukturën e tyre do të duhet të ngrenë pranë çerdhe dhe kopshte për fëmijët.

Një kërkesë e tillë është bërë nga kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

Një masë e tillë sipas kryebashkiakut do të ulte fluksin e fëmijëve në institucionet publike.

“Këtë vit do të sjellim një risi: Siç e kërkon ligji dhe siç është tradita në të gjitha vendet e BE-së, kompanitë që kanë një numër të caktuar punonjësish, mbi 100 punonjës, si kompanitë e telekomunikacionit, bankave, të fillojnë të instalojnë në mjediset e tyre çerdhe dhe kopshte. Është një mënyrë për t’u siguruar që prindi që punon e ka shumë të afërt vendin ku po rritet fëmija i tij, por edhe për t’i hequr një ngarkesë qytetit” tha Veliaj

Deklaratat e kryebashkiakut u bënë gjatë inspektimit të punimeve për shtimin e kapacitetit nga 150 në 250 fëmijë, në çerdhen “Pranverat” në Njësinë Bashkiake nr. 10.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715