INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Para se të vendosni të ndaheni nga partneri, bëni një sy gjumë. Ja pse...

Para se të vendosni të ndaheni nga partneri, bëni një sy gjumë. Ja pse...

Publikuar më: 11:51 16-05-2017

Jeni të pakënaqur nga partneri juaj?

Epo, shkaku është pagjumësia.

Kur njëri nga partnerët ndihet i lënë pas dore, shpesh mund të vuajë nga pagjumësia. Ky është përfundimi i një studimi të bërë në Universitetin e Kalifornisë, i prezantuar në konferencë të Society for Personality and Social Psychology.

Në shqyrtim është marrë stili i jetesës së 60 çifteve, të cilët kanë mbajtur një ditar për sa i përket regjimit të gjumit. Ky regjim ka ndikim të drejtpërdrejtë në vlerësimin që i bëjnë partnerët njëri-tjetrit. Në përfundim u zbulua se mungesa e gjumit mund ta bëjë njërin nga partnerët më egoist. Në një tjetër eksperiment ata i kanë filmuar çiftet.

Edhe në këtë rast rezultatet konfirmuan se nëse njëri nga partnerët kishte bërë gjumë jo të qetë ose kishte fjetur pak, reflektonte mungesë mirënjohjeje dhe vlerësimi për partnerin tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598