Dje, trajneri kombëtares pasi ka mbaruar ndeshjen po pritej nga gazetarët për të dhënë komentet e tij mbi ndeshjen. Ai nuk ka pranuar të japë një prononcim dhe i ka shmangur ata. Kjo ka sjellë reagimin e opinionit publik dhe disa prej ekspertëve të fushës.
E para, që ka reaguar është Ilda Bejleri, e cila cilësuar arrogante dhe jo korrekte sjelljen e trajnerit.
Më pas, trajneri Astrit Hafizi ka dhënë komentin e tij duke thënë se ky është një nënvlerësim ndaj Shqipërisë dhe shqipëtarëve, ndërsa Ylli Aga u shpreh se trajneri shfaqet në stilin e Jose Mourinho, bën ironikun dhe ngre aludime, që për të është një braktisje përgjegjësish dhe mungesë kulture nga ana e trajnerit.