INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panik tek tifozët e Partizanit, autobuzi përfshihet nga flakët dhe shkrumbohet totalisht

Panik tek tifozët e Partizanit, autobuzi përfshihet nga flakët dhe shkrumbohet totalisht

Publikuar më: 09:24 19-08-2019

Festa e fitores së Partizanit me Kukësin, e vlefshme për superkupën e Shqipërisë, është prishur në orët e vona të natës dhe për pak sa nuk është kthyer në tragjedi.
Autobusi me 30 tifozë të Partizanit që po ktheheshin nga Elbasani drejt Tiranës është përfshirë nga flakët, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në dalje të tynelit nga Elbasanit. Shkak dyshohet se ka qenë një defekt teknik.
Si pasojë, autostrada është bllokuar në njërin prej akseve, duke sjellë trafik të rënduar, në orët e vona të mbrëmjes.
Autobuzi është shkrumbuar plotësisht, edhe pse zjarrëfikësja ka ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët.
Gjatë ditëve të nxehta të kësaj vere janë djegur në ecje disa automjete.

Article Logic
Execution time: 0.0031599998474121