INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahet nga jeta, tifozi i vogël i Partizanit që nuk arriti të shihte derbin e nesërm

Ndahet nga jeta, tifozi i vogël i Partizanit që nuk arriti të shihte derbin e nesërm

Publikuar më: 10:46 27-09-2018

Skuadra e Partizanit ka marrë një lajm të hidhur një ditë para derbit të kryeqytetit. Këtë radhë, në stadium nuk do ta mbështetë një nga tifozët e saj më të veçantë.

Të gjithëve u kujtohet vogëlushi Leo, fotoja e të cilit bëri xhiro në rrjetet sociale, pasi sfidonte të ftohtin në dhjetorin e kaluar për të ndjekur në stadium Partizanin. Vogëlushi vuante nga një sëmundje e rëndë, por i pëlqente të ishte në stadium dhe të ndiqte skuadrën e Partizanit, duke u kthyer në një figurë të njohur edhe për futbollistët.

Klubi i Partizanit u përpoq të ndihmonte vogëlushin duke i mundësuar terapitë fizike në një nga klinikat e kryeqytetit. Por fatkeqësisht, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e tij, Leo i vogël nuk ia ka dalë dhe mbrëmë është shpërndarë lajmi i trishtë se ai është ndarë nga jeta. Ai nuk arriti të shihte derbin e radhës, që luhet nesër.

leo.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443