INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekipi i Superligës sulmon ashpër: Sulejman Starova të bëjë testin e alkoolit

Ekipi i Superligës sulmon ashpër: Sulejman Starova të bëjë testin e alkoolit

Publikuar më: 10:53 25-09-2018

Kamza ka dalë e humbur 1-0 nga sfida me Kukësin, ndërkohë që klubi ka një reagim të fortë për ish-trajnerin e Partizanit, ndër të tjera, Sulejman Starova. Këtë të fundit e shigjeton ashpër për deklaratat e tij në rolin e analistit sportiv në emisionet televizive, referuar Kamzës:

“KF Kamza, duke ndjekur me kujdes pasqyrimin mediatik në studiot televizive, shpreh indinjatën e theksuar ndaj trajnerit (pa detyrë) Sulejman Starova. Pjesëmarrjet e tij në studiot televizive kërkojnë “gyp-prove” përpara se ky person të jetë pjesë e paneleve të ndryshme.

Epitetin “fantazmë” ndaj lojtarit tonë Martinena e konsiderojmë prishje të imazhit të klubit dhe futbollistit, që ka një CV të pasur dhe ka treguar vlerat e tij në kampionatin shqiptar edhe më parë. Gjejmë rastin t’i tërheqim vëmendjen edhe moderatores së emisionit, në mungesë të një përfaqësuesi nga ana jonë, që të moderojë etikën televizive.

Starova flet me tendenca personale, pasi ka tentuar me mënyra të ndryshme të ishte pjesë e pankinës sonë, por fatmirësisht për ne nuk e kemi zgjedhur atë që të jetë pjesë e Kamzës. E vlerësojmë figurën dhe kontributin e tij në futbollin shqiptar, por s’mund të pranojmë çdo mendim të tij qesharak dhe joprofesional, duke ofenduar punën e të tjerëve.

Starova, i etiketuar si “macja e zezë” e futbollit shqiptar nga njerëz të ndryshëm, që kanë bashkëpunuar me të, vazhdon të mbetet i tillë, nëse do të ndjekë këtë etikë të të shprehurit në studiot televizive.

Pasi është larguar nga Kosova për paaftësi, askush nuk e sulmoi apo ofendoi trajnerin e kthyer si komardare (e shpuar) shpëtimi në radhët e Partizanit. Jo vetëm Starova, por askush s’ka të drejtë të etiketojë një lojtar “fantazmë”, një president “rrugaç”, apo një trajner “pijanec”.

Article Logic
Execution time: 0.0018301010131836