INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pamje të rënda! Tërmeti 7.3 ballësh godet Venezuelën, panik tek banorët dhe shemben ndërtesat [VIDEO]

Pamje të rënda! Tërmeti 7.3 ballësh godet Venezuelën, panik tek banorët dhe shemben ndërtesat [VIDEO]

Publikuar më: 08:28 22-08-2018

Një tërmet i fuqishëm prej 7.3 ballësh ka goditur bregun verior të Venezuelës.Tre lëkundjet e njëpasnjëshme të tokës kanë tronditur banorët dhe kanë dëmtuar ndërtesat në kryeqytetin e Caracas.

Pas lëshimit të një paralajmërimi fillestar tsunam në bregdetin e Venezuelës dhe ishujt Trinidad dhe Tobago, Qendra Paralajmëruese e Tsunameve në Paqësor (PTËC) përditësoi njoftimin e saj duke siguruar njerëzit se një fenomen i tillë nuk do të ndodhë.

Sipas mediave të huaja epiqendra e lëkundjes së fortë në Venezuelë është regjistruar në shtetin e Sucre-së. Tërmeti është ndjerë edhe Venezuelën jug-perëndimore dhe pjesën më të madhe të Kolumbisë, deri në Bogota .Tronditja e tërmetit ishte shumë e forte, e cila ka shkaktuar dëme materiale dhe shembje të ndërtesave.

Article Logic
Execution time: 0.0039207935333252