INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfshihet nga zjarri çerdhja në Tiranë, reagon Policia

Përfshihet nga zjarri çerdhja në Tiranë, reagon Policia

Publikuar më: 20:05 21-08-2018

Përfshihet nga zjarri një godinë në Tiranë. Zjarri ka rënë në rrugën “Nikolla Tupe”, në katin e dytë të godinës së “Çerdhes Nr.16”. Shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat janë arritur të fikin zjarrin, duke mos rrezikuar banorët dhe godinat e tjera përreth.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.08.2018, rreth orës 19:25, në rrugën “Nikolla Tupe”, në katin e dytë të godinës së “Çerdhes Nr.16”, ka rënë zjarr.

Në godinë nuk ndodhen njerëz.

Në vendngjarje janë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 dhe Zjarrfikësja, të cilët bënë fikjen e zjarrit.

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885