INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjike, dy të rinj humbin jetën në aksin Lezhë-Shkodër

Tragjike, dy të rinj humbin jetën në aksin Lezhë-Shkodër

Publikuar më: 09:12 22-08-2018

Dy të rinj kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në aksin Lezhë –Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pas orës 01:00 të mesnatës pranë fshatit Dajç, ku makina tip 'Benz' ku udhëtonin të rinjtë është përplasur me një mjet tip "IFA". Aksidenti ka rezultuar fatal për Gentian Tomën dhe pasagjerin po në këtë mjet, shtetasin R.E. 25 vjeç, banues në Mabë-Lezhë.
"Më datë 22.08.2018, rreth orës 01:40, në supërstradën Lezhë - Shkodër, në vendin e quajtur "Ura e Dajçit", është marrë njoftim se ka ndodhur një aksident automobilistik, ku mjeti tip "Benz" me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin G.T. 32 vjeç, banues në Mabë - Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip "IFA" me targa LE 3364 A me drejtues shtetasin E.B. 19 vjeç, banues në Lezhë.Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit "Benz" shtetasi G.T. dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi R.E. 25 vjeç, banues në Mabë - Lezhë" ka sqaruar policia.
Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Article Logic
Execution time: 0.0036067962646484