INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Pak ditë më parë tha: “As 10 Maluma nuk i dua”, Enca ndryshon mendje! Shfaqet përballë yllit latin në Dubai

Publikuar më: 22:30 25-03-2022

Enca Haxhia ndodhet prej disa ditësh në Dubai. Këngëtarja shqiptare ka marrë pjesë në koncertin që ka mbajtur ylli kolumbian, Maluma në Dubai në kuadër të turneut “Papi Juancho”. Ajo ka ndarë disa video në Instastory, ku shihet teksa argëtohet nën ritmet e këngëve të tij.

 

Mesa duket këngëtarja ka ndryshuar mendje për yllin kolumbian pasi kur ky i fundit mbajti pak ditë më parë koncertin në Tiranë, Enca postoi një foto nga pushimet duke shkruar se “As 10 Maluma nuk i dua para kësaj”. Megjithatë, duket se nuk i ka rezistuar dot 28-vjeçarit.

https://afterparty.al/wp-content/uploads/2022/03/Enca-Maluma-Panorama_Plus-1-181x300.png 181w" alt="" width="533" height="883" class="alignnone size-full wp-image-47353" style="box-sizing: border-box; height: auto; max-width: 100%;" loading="lazy" />

Article Logic
Execution time: 0.0033259391784668