INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak, edhe Tea e Përputhen bëhet pjesë e Big Brother VIP?!

Pa prisni pak, edhe Tea e Përputhen bëhet pjesë e Big Brother VIP?!

Publikuar më: 14:35 10-10-2021

‘Big Brother VIP’ ka startuart më 5 tetor duke bërë bujë të madhe në media. Në këtë edicion të Big Brother, janë futur në shtëpi personazhe të njohur si aktorë, balerinë, këngëtarë dhe ish-futbollistë.

Ndërsa ditën e sotme, moderatorja Dojna Mema ka qenë e ftuar në emisionin ‘Goca dhe Gra’ në Top Channel, ku ka folur për emisionin e saj.

Ajo në fund të intervistës ka vendosur që të bëjë një shaka me ish-konkurrentën e “Për’puthen”, Tea Trifoni.

Ajo ka nxjerrë një zarf të Big Brother, teksa brenda shkruhej se: Tea ishte ftuar si banorja më e re për tu bërë pjesë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Kjo gjë ka shkaktuar hutim dhe emocione nga vajzat, të cilat nuk e kanë pritur aspak këtë situatë.

Madje, Olesia ka reaguar duke pyetur Tean nëse do të largohej nga emisioni.

Pas gjithë situatës së krijuar Dojna ka treguar se kjo ka qenë thjesht një shaka dhe duke qeshur i kanë kërkuar Teas që të qetësohet.

tea-1-1024x549.png

 

 

Së fundi në media është duke qarkulluar një lajm se edhe këngëtarja, Rozana Radi pritët që të bëhet pjesë e Big Brother Vip, kjo pasi moderatorja, Arbana Osmani ka thënë se persona të ri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri do të hyjnë ndërkohë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033700466156006