Evente që promovojnë argëtim, kulturë dhe njohuri, janë gjithmonë IN. E tillë është edhe Open Source Conference Albania, një konferencë dy ditore, e para në llojin e saj në Shqipëri, që do të ketë në fokusin e saj software-in e lirë, si një mënyrë për t'u informuar. Shumë do të jenë folësit që do të ndajnë me ju eksperiencat dhe njohuritë e tyre rreth kësaj teme, ndaj për t'i dhënë vetes mundësinë që të jeni të pranishëm, nxitoni të regjistroheni!
Ora: 10:00 - 18:00
Datat: 14 / 15 Maj
Vendodhja: Universiteti Metropolitan Tirana