INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozitë e fortë: 2 nismat e PD në vjeshtë

Opozitë e fortë: 2 nismat e PD në vjeshtë

Publikuar më: 14:20 02-08-2017

Partia Demokratike kaloi një nga momentet më të vështira thuajse që nga themelimi i saj në 90, pas rezultat negativ në zgjedhjet e 25 qershorit. Humbja e thellë i la vendin zgjedhjeve të brendshme, e me rizgjedhjen në krye të PD të Lulzim Bashës, demokratët mësohet se e kanë të qartë aksionin e tyre në vjeshtë. 2 janë prioritetet kryesore të aksionit opozitar, përveç riorganizimit të strukturave të brendshme të partisë. E para është nisma për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Demokratët, bazuar edhe në marrëveshjen e 18 majit, do të nisin punën për ndryshimet në kodin zgjedhor, me qëllim implementimin e teknologjisë në zgjedhje. Burime pranë selisë blu bëjnë të ditur se puna duhet të nisë shpejt, me qëllim që zgjedhjet lokale të 2019 të realizohen duke përdorur teknologjinë, votim dhe numërim elektronik. Një tjetër nismë që do të nisë që në fillim të sesionit të ri kuvendor është dhe ajo për komisionet hetimore. Duke marrë shkas nga reforma në drejtësi, gjetjet e çdo komisioni hetimor i dërgoheshin Prokurorisë së përgjithshme, por tashmë ato do të duhet ti kalojnë Strukturë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila njihet si SPAK, për hetime të mëtejshme. Për këtë qëllim është e nevojshme të nisë amendimi i ligjit të komisioneve hetimore.

Article Logic
Execution time: 0.0037798881530762