INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita lë Kuvendin. Ligji për magjistraturën dhe kodin rrugor shtyhen në 23 korrik

Opozita lë Kuvendin. Ligji për magjistraturën dhe kodin rrugor shtyhen në 23 korrik

Publikuar më: 12:19 19-07-2018

Ndërsa shumica priste të votonte sot ligjin për shkollën e Magjistraturës, deputetët e opozitës kanë lënë sallën e Kuvendit, duke mos marrë pjesë në votimin edhe për ndryshimet në kodin rrugor. Opozita la sallën pasi kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, kërkoi pësëritjen e votimit të ligjit për Teatrin Kombëtar.
‘’Në seancën e shkuar grupet opozitare kërkuan të rivotohet ligji për prishjen e teatrit kombëtar pasi një deputet i mazhorancës kishte votuar dhe për një deputet të opozitës. Kryetari i Kuvendit porositi të mblidhet Këshilli i Votimit dhe Procedurave që u mblodh dhe vërtetoi qëndrimin e opozitës se votimi në emër të një deputeti të opozitës ishte kryer. Sa kohë ky votim ka qenë i parregullt në përputhje me rregulloren duhet të përsëritet. Kërkoj të rivotohet ligji për Teatrin, pasi votimi ka qenë i parregullt dhe për shkak se ju nuk lejoni të korrigjohet ky veprim i gabuar nga ana e Kuvendit. Në shenjë proteste ne do të largohemi nga kjo séance, pasi nuk mund të qëndrojmë në një Kuvend ku vidhet vota edhe kur nuk ka nevojë për ta bërë këtë.
Në këto kushte, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, propozoi që dy projektligjet të shtyhen për seancën e 23 korrikut. Ligji kërkon 84 vota dhe PS, së bashku me aleatët nuk shkojnë më shumë se 78 vota.

Article Logic
Execution time: 0.0032439231872559