INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Operacioni “Çanta”, ushtronte terror në rrugë, arrestohet ‘grabitqari’ i vajzave

Operacioni “Çanta”, ushtronte terror në rrugë, arrestohet ‘grabitqari’ i vajzave

Publikuar më: 14:06 26-01-2019

Një 23-vjeçar ishte kthyer në tmerrin e kalimtarëve për shkak të grabitjeve të dhunshme në rrugë. Ai sulmonte kryesisht vajzat që lëviznin vetëm dhe iu merrte çantat e sendet personale.

Arrestimi i tij është bërë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6., në kuadër të operacionit të koduar “Çanta”. Në pranga ka rënë shtetasi D. L., 23 vjeç.

“Ndalimi i tij u bë, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur me dhunë tre shtetase, duke ju marrë forcërisht çantat e krahut dhe aparatin cellular” thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në ngarkim të shtetasit të mësipërm.

Article Logic
Execution time: 0.0037450790405273