INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje nga operacioni se si u shpëtuan katër djemtë[FOTO]

Detaje nga operacioni se si u shpëtuan katër djemtë[FOTO]

Publikuar më: 17:44 08-07-2018

Operacioni i shpëtimit i ndërrmarrë për nxjerrjen nga shpella të djemve të bllokuar përfundoi me sukses këtë të shtunë. Katër fëmijë u nxorën ndërkohë që të tjerët do të shpëtohen nesër. Zyrtarët tajlandezë nuk kanë preferuar të japin emra por mësohet se dy djemtë e parë që dolën janë të dy 14-vjeçarë. Ata quhen Prajak Sutham dhe Nattawut Takamsai. Ky i fundit luan si sulmues i tretë në skuadër dhe thirret nga shokët "Tle".

navutt_1.JPGPrajak ndan rolin e portierit me shokun e tij të skuadrës Ekkarat, dhe quhet “Note” nga miqtë dhe familja. Një djalë i qetë, por sportiv. Medaljet e tij janë vendosur në oborrin e shtëpisë modeste të familjes, në një fshat jashtë Mae Sai. Ai e do ekipin e futbollit të “Derrave të egër” dhe dëshiron të luajë për ekipin e zonës kur të rritet.

prajak.jpg

Në një konferencë për mediet, guvernatori Narongsak Osotthanakorn tha se, “operacioni mbaroi më shpejt se sa ishte menduar. "Ne nuk i dimë emrat e djemve të shpëtuar, por ata janë të sigurt. Ne nuk kemi konfirmuar identitetin e katër djemve dhe pjesës tjetër, ku ata janë tani. Katër prej tyre janë të sigurt në duart e mjekëve në spitalin “Prachanukroh". Ai sqaroi se në operacion morën pjesë 13 zhytës të ekipit të shpëtimit pesë marins SEALs, si dhe 90 anëtarë të personelit që mundësuan gjithë operacionin.

ushtria.jpgPo si u nxorrën fëmijët?
Fëmijët mbanin maska fytyre: "Metoda e përdorur për t'i nxjerrë ata, ishte se të gjithë djemtë vendosën maskë të plotë fytyre dhe zhytësit e shpëtimit i bartën ata, përmes kalimit në kompleksin e shpellës"-sqaroi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545