INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthehet Pirro në qytetin e lindur nga dashuria dhe djegur nga urrejtja

Rikthehet Pirro në qytetin e lindur nga dashuria dhe djegur nga urrejtja

Publikuar më: 16:56 08-07-2018
Pikërisht në qytetin që mbreti krijoi në emër të dashurisë për gruan e tij Antigona, është rikthyer Pirro. Rreth 2300 vjet pas periudhës së tetarit antik të Antigonesë në Gjirokastër, vihet vepra e parë në këtë park arkeologjik. 84 vjet pasi u shkrua Tragjedia në vargje “Pirro” e shkrimtarit Het’hem Haxhiademi, u vu në skenën natyrore të këtij qyteti antik. Vepra e cilësuar e burgosur nga regjimi komunist ,u bë kështu e para tragjedi që u luajt në këtë sit arkeologjik. Tragjedia “Pirro”, u shkrua në vitin 1934, e para në llojin e vet, por plotësisht e harruar pas burgosjes prej regjimit komunist të autorit, e pas vdekjes së tij në Burgun e Burrelit. Vepra është një përballje në luftën dhe intrigat për pushtet për fronin e Epirit antik, mes dy mbretërve, Pirros dhe Neoptolemit. Për rreth 1 orë e 20 minuta, aktorët e trupës së Gjirokastrës nën regji të Ilir Llurit, sollën në skenën natyrore një vepër dinamike dhe intensive, me një kostumografi të rrallë, pjesë e një hulumtimi të gjatë mbi veshjen e periudhës.
 
Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547