INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Para operacionit, por Neymar merr zemër nga Bruna [FOTO]

Para operacionit, por Neymar merr zemër nga Bruna [FOTO]

Publikuar më: 11:53 03-03-2018

I gjithë kati i spitalit “Mater Dei” në Belo Horizonte të Brazilit është prenotuar nga Neymar dhe familja e tij, në total rreth 10 persona.

Sipas “Globe Sport” Neymar do të operohet gjatë kësaj të shtune në këmbën e djathtë nga Rodrigo Lasmar, mjek i “Selecaos”, i cili la parashikuar deri 3 muaj pushim për sulmuesin.

Por si po e pret 26-vjeçari ndërhyrjen? Fotoja me të fejuarën e tij Bruna Marquezinhe nuk ka nevojë për koment. Modelja dhe aktorja braziliane po i qëndron pranë partnerit të saj në këtë moment të vështirë.

Edhe pse ndodhet në një karrige me rrota, Neymar nuk ngurron të mbajë në prehër të fejuarën e tij, duke shkaktuar reagime të shumta nga fansat Parisit, që do të donin ta shihnin në fushë kundër Realit të Madridit.

Edhe në instagram ai duket shumë i dashuruar pasi edhe në këto momente të vështira tregon se ka pranë tij të dashurën.

 

neymar.PNG

4.PNG

 

1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0038459300994873