INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky është shqiptari që u shpall kampion europe në bilardo [FOTO]

Ky është shqiptari që u shpall kampion europe në bilardo [FOTO]

Publikuar më: 21:55 03-03-2018

Djaloshi shqiptar, ka mahnitur të gjithë sot në "Euro Tour-in" e radhës të bilardos që u zhvillua në Treviso në Itali dhe rezultati i arritur prej tij ishte historik.

Eklent Kaçi arriti të triumfonte përballë 9 kundërshtarëve duke u shpallur edhe kampioni i Europës.

Në duelin e fundit ai mundi Albin Jr Ouschannjën, një emër i madh i bilardos, që renditet i treti në renditjen e përgjithshme të Euro Tour-eve, ndërkohë që ka fituar edhe titullin kampion bote në vitin 2016.

Kaçi e nisi mirë, duke e çuar ndeshjen deri në 8-2. Austriaku rikuperoi deri në 8-5, por vetëm aq, pasi bilardisti shqiptar u tregua i saktë në lojën e radhës dhe me rezultatin 9-5 fitoi Euro Tour-in për herë të parë.

Një rezultat historik, që në fakt pritej nga dita në ditë, duke parë ecurinë e mirë të Kaçit, që sot është një bilardistët më të mirë në planet.

Kaci.jpg

bilard-890x606.jpg

 

Untitled-2.png

Article Logic
Execution time: 0.0021419525146484