INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ooppss/ Këngëtares i dedikojnë statujë prej dylli, por nuk i ngjan aspak [FOTO]

Ooppss/ Këngëtares i dedikojnë statujë prej dylli, por nuk i ngjan aspak [FOTO]

Publikuar më: 12:57 27-05-2019

Ariana Grande është një ndër këngëtaret më të talentuara dhe e dashur për publikun në mbarë botën, ku janë të shumtë fansat e saj te cilët i bëjnë dhurata nga më të ndryshme ne çdo tur që ajo bën në koncertet e saj.

Këngëtarja është duke vazhduar turin e saj të koncerteve, ndërkohë që disa ditë më parë në një postim në Twitter u shpreh se të performojë gjatë gjithë kohës është e vështirë dhe shumë e lodhshme.

Gjithashtu, kujtojmë se gjatë performancës së saj në Coachella dikush i hodhi një limon, një gjest mjaft fyes për të. Një tjetër e re që vjen nga Grande është statuja prej dylli që i është dedikuar në muzeun e njohur ‘Madame Tussauds’.

Por duket se kjo statujë nuk është pritur mirë nga fansat e këngëtares, pasi sipas tyre i ngjan fare asaj. Shumë prej tyre kanë shkruar në rrjete sociale se nëse nuk do të ishte për modelin e flokëve dhe bluzës së gjerë nuk do e kishin kuptuar që bëhej fjalë për statujën e Arianës.

Shumë prej tyre kanë vendosur të mos e vizitojnë më muzeun. Ndërkohë këngëtarja nuk është shprehur për këtë statujë prej dylli, e cila është vendosur prej një jave në muzeun e ‘Madame Tussauds’.

1-45.jpg

2-42.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0032448768615723